
11:29 25/02/2022
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ritheksoi se Rusia nuk e njeh lidershipin e Ukrainës si demokratik.
Duke folur për gazetarët, ai tha se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po gënjen kur thotë se dëshiron të diskutojë statusin neutral të vendit të tij dhe theksoi se “askush nuk po planifikon të pushtojë Ukrainën”.
Pavarësisht se Ukraina është një shtet i pavarur, Lavrov tha se ai dëshiron që ukrainasit të jenë të pavarur. Lavror ripërsëriti po ashtu se dëshiron të çmilitarizojë Ukrainën./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al