Lavrov dhe Blinken, bisedë telefonike për Ukrainën

15:56 01/02/2022

Kryeministri britanik viziton sot Kievin

Kryediplomatët e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë do të bëjnë sot një tjetër përpjekje për të futur në rrugën e zgjidhjes paqësore, tensionet mes Moskës dhe Kievit që rrezikojnë të shndërrohen në luftë.

Anthony Blinken dhe Sergei Lavrov do të zhvillojnë këtë të martë të parën bisedë telefonike pas 21 Janarit, kur krerët e diplomacive të dy superfuqive u takuan në Gjenevë. Temë diskutimi pritet të jetë kërkesa e Rusisë për një pakt që garanton se NATO nuk do të vazhdojë të zgjerohet drejt lindjes apo të përfshijë Ukrainën si anëtare.

Uashingtoni e ka bërë të qartë qëndrimin se nuk asnjë vend nuk mund të ndikojë në vullnetin e një shteti tjetër sovran, duke nënkuptuar se Moska nuk mund të vendosë pengojë vullnetin e lirë të Kievit për t’u bërë pjesë e aleancës. Kievin pritet ta vizitojë këtë të martë edhe Kryeministri britanik Boris Johnson.

Si falenderim për mbështetjen perëndimore, deputetët ukrainas ekspozuan flamujt e vendeve të aleancës. Ndërsa Presidenti Volodimir Zelenski tha ka ndërmend të shtojnë me 100 mijë numrin e ushtarëve, nga 250 që numërohen aktualisht.  

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.