Lavrov ironizon letrën e SHBA

15:25 27/01/2022

“ShpresĂ« pĂ«r dialog vetĂ«m pĂ«r çështjet dytĂ«sore”

Ambasadori rus nĂ« Bashkimin Europian, Vladimir Chizhov Ă«shtĂ« shprehur se frika pĂ«r njĂ« pushtim rus ndaj UkrainĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« “mesazh histerik” qĂ« po pĂ«rhapet nga perĂ«ndimi. Ai ka kĂ«mbĂ«ngulur se Kremlini nuk ka synime tĂ« tilla pavarĂ«sisht trupave ushtarakĂ« tĂ« mbledhur nĂ« kufi.

Uashingtoni ka bërë të qartë se politika e dyerve të hapura të NATO-s është e panegociueshme përsa i përket mos anëtarësimit të Ukrainës në aleancë. Ditën e djeshme Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u shpreh se NATO së bashku më SHBA i ka përcjellë Rusisë propozime me shkrim për zgjidhjen e krizës.

Kryediplomati rus, Sergei Lavrov duke iu referuar pikërisht shkresës së përcjellë nga Washingtoni tha se përgjigjet e SHBA ndaj kërkesave të sigurisë së Moskës dhanë shpresë për fillimin e dialogut serioz, por e gjitha kjo vetëm për çështjet dytësore. Ai shtoi më tej se do të jetë presidenti rus, Vladimir Putin ai që do të vendos për hapat e ardhshëm të Rusisë në lidhje me përgjigjet me shkrim mbi propozimet e SHBA dhe NATO-s.

Teksa aleatet ndërkombëtar po ndihmojnë Ukrainën në furnizimin me armë dhe municione, Gjermania ka zgjedhur të mos bëj diçka të tillë.

Berlini ka dërguar 5000 helmeta në ndihmë të Ukrainës, diçka që është cilësuar si qesharake nga kryebashkiaku i Kievit. Ai e ka ironizuar situatën duke pyetur nëse ndihma tjetër që presin nga Gjermania do të jenë jastëk.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.