Lavrov: Ka ardhur koha për vendosjen e kontakteve politike BE-Rusi

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov deklaroi se ka ardhur koha për vendosjen e kontaktit politik me Bashkimin Evropian (BE).

Lavrov në fjalimin e tij të mbajtur në Moskë rreth marrëdhënieve mes Rusisë dhe BE-së, theksoi se situata aktuale është mjaft e vështirë.

“Kontinenti evropian po përjeton një krizë të paparë të besimit. Janë duke u tërhequr vijat e ndarjes drejt lindjes”, ka thënë Lavrov.

Ai theksoi se vendet perëndimore nuk u përmbahen normave dhe rregullave të ligjit ndërkombëtar dhe shtoi se disa aktorë ndërhyjnë në punët e brendshme të Rusisë dhe aleatëve të saj.

Lavrov theksoi se Bashkimi Evropian gjithashtu izoloi veten nga Rusia, por gjithashtu shprehu gatishmërinë për të vendosur bashkëpunim të sinqertë dhe të barabartë me BE-në.

“Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të reagojmë ndaj veprimeve të reja armiqësore, bazuar në fuqi dhe ndërhyrje në punët tona të brendshme,” tha Lavrov.

Kryediplomati rus tha se vazhdojnë kontaktet teknike rreth disa çështjeve në nivelin e komisioneve midis Rusisë dhe BE-së.//AA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *