Lavrov: Kërcënimi për luftë bërthamore është real

lavrov kercenimi per lufte berthamore eshte real
lavrov kercenimi per lufte berthamore eshte real

08:37 26/04/2022

Në një prononcim për mediat ruse, ministri i jashtëm Sergei Lavrov ka paralajmëruar se ka mundësi që konflikti të përshkallëzohet me armë bërthamore.

Lavrov shtoi se Moska dëshiron që të shmangë rreziqet e ngritura të një konflikti të tillë.

“Rreziqet e luftës bërthamore janë serioze dhe reale dhe Kremlini dëshiron të zvogëlojë të gjitha shanset për t’i ngritur këto rreziqe. Ky është pozicioni ynë kyç mbi të cilin ne bazojmë gjithçka. Rreziqet tani janë të konsiderueshme. Dhe ne nuk duhet ta nënvlerësojmë atë“, u shoreh Lavrov.

Ministri i jashtëm rus po ashtu akuzoi presidentin ukrainas Zelensky duke e quajtuar atë një “aktor të mirë”.

“Nëse shikoni me vëmendje dhe lexoni me vëmendje atë që thotë, do të gjeni një mijë kontradikta”, tha kryediplomati rus për presidentin e Ukrainës.

Disa ditë pas fillimit të pushtimit në Ukrainë më 24 Shkurt, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi forcat e tij bërthamore të ishin në gatishmëri.

SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s kanë thënë se nuk duan ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake në Ukrainë, për të shmangur rreziqet e një Lufte të Tretë Botërore./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts