
09:13 26/04/2022
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov është shprehur se dërgesat e armatimit perëndimor në Ukrainë nënkuptojnë se në thelb, aleanca e NATO-s është “e përfshirë në luftë me Rusinë”.
“NATO në thelb, është e përfshirë në një luftë me Rusinë përmes një përfaqësuesi dhe po e armatos atë përfaqësues. Lufta do të thotë luftë”, u shpreh ministri i jashtëm rus.
Lavrov tha gjithashtu se këto armë do të jenë një objektiv legjitim për veprimin ushtarak të Rusisë.
“Këto armë do të jenë një objektiv legjitim për veprimin ushtarak të Rusisë në kontekstin e operacionit special”, tha Lavrov./tvklan.al