Lavrov: Nuk do të përdorim armë bërthamore në Ukrainë

23:28 19/04/2022

Ministri rus i Mbrojtjes akuzoi SHBA-në dhe Perëndimin se po zvarrit operacion ushtarak

Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë për kanalin televiziv India Today. Lavrov thotë gjithashtu se me ofensivën ruse të fokusuar tani në lindje të Ukrainës, lufta po hyn në një fazë të re.

“Një fazë tjetër e këtij operacioni në Ukrainën lindore po fillon dhe jam i sigurt se ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm i gjithë këtij operacioni special”.

Një reagim tjetër ka ardhur edhe nga ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu. Ai ka akuzuar SHBA-në dhe Perëndimin se po bën gjithçka që është e mundur për të zvarritur këtë operacion ushtarak.

Sipas Shoigu, furnizimet gjithnjë e në rritje me armë në Ukrainë “dëshmojnë qartë synimet e tyre për të provokuar regjimin e Kievit për të luftuar deri në fund”.

Ministri përfundon duke thënë se forcat ruse po zbatojnë planin e qeverisë për “çlirimin e republikave popullore të Donetsk dhe Luhanskut”.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts