Lavrov: Perëndimi ka inkurajuar politika anti-ruse

lavrov perendimi ka inkurajuar politika anti ruse

lavrov perendimi ka inkurajuar politika anti ruse

19:59 20/09/2023

Në debatin e hapur për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në kontekstin e luftës në Ukrainë nuk ka munguar edhe ministri i Rusisë, Sergey Lavrov. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që drejtohet nga Kryeministri Edi Rama, Lavrov është ndalur të akuzojë Perëndimin, veçanërisht SHBA-në.

“Federata Ruse vazhdon të këmbëngulë që kartat të zbatohen në mënyrë të plotë. Veprimet e SHBA dhe aleatëve kanë treguar shkelje qysh prej rënies dhe kolapsit të Bashkimit Sovjetik. Vendet satelite të SHBA në mënyrë flagrante kanë ndërhyrë si dhe në Ukrainë”, tha Lavrov.

[embedded content][embedded content]


Theksin ministri rus e vendosi edhe tek shpenzimet që janë kryer në Perëndim me qëllim “kultivimin” e politikanëve në Ukrainë.  Akuza hodhi edhe ndaj BE-së.

“Perëndimi nuk e ka ndaluar këtë, por ka inkurajuar politikat anti-ruse. Në Shkurt 2015 u arrit marrëveshje e Minskut, u miratuan me rezolutë të OKB në përputhje të plotë me nenin e 36 të Kartës. Këto marrëveshje u miratuan dhe natyrisht nga Merkel, Poroshenko dhe ata në fakt thanë me krenari se kishin nënshkruar për të furnizuar me armatime Ukrainën. Perëndimi dhe BE kanë ndikuar për minimin e këtyre marrëveshje të Minskut”, u shpreh ai./tvklan.al

lavrov perendimi ka inkurajuar politika anti ruse

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts