Lavrov: Perëndimi përdor mjete të paligjshme për të ruajtur pozicionet gjeopolitike

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov tha se vendet perëndimore përdorin mjete të paligjshme për të ruajtur pozicionet e tyre gjeopolitike.

Në një fjalim në Fondacionin Gorchakov për Mbështetjen e Diplomacisë së Hapur në Moskë, Lavrov bëri vlerësime lidhur me politikën e jashtme të vendeve perëndimore.

“Kolegët perëndimorë për të mbrojtur pozicionet e tyre gjeopolitike përdorin në mënyrë aktive mjetet e paligjshme të tilla si presioni me forcë dhe sanksione të njëanshme”, tha Lavrov duke tërhequr vëmendjen se vendet perëndimore, kryesisht SHBA-ja nuk dëshirojnë të krijojnë bashkëpunim të bazuar në barazi.

Shefi i diplomacisë ruse theksoi se Perëndimi po përpiqet të minojë strukturën arkitekturore me qendër Kombet e Bashkuara (OKB) të themeluar pas Luftës së Dytë Botërore dhe se ata janë të shqetësuar nga kjo.

Ai theksoi se marrëdhëniet me vendet perëndimore do t’i zhvillojnë në drejtim të interesave të vendit të tij. “Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në fushat që na interesojnë dhe në kushtet që janë të favorshme për ne. Situata me të vërtetë nuk është e thjeshtë, por ne jemi të gatshëm që situata të mos përparojë në këtë drejtim”, tha Lavrov.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *