Lavrov: Rusia nuk do të ndalë veprimet ushtarake në Ukrainë për bisedimet e paqes

14:41 11/04/2022

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se forcat e Kremlinit nuk do të ndalojnë operacionin e tyre ushtarak në Ukrainë përpara raundit të ardhshëm të bisedimeve të paqes.

Lavrov tha se nuk shihte asnjë arsye për të ndaluar bisedimet me Ukrainën, por këmbënguli se Moska nuk do të ndalonte operacionin e saj ushtarak kur palët të mblidheshin përsëri.

“U mor një vendim që gjatë raundeve të ardhshme të bisedimeve, nuk do të kishte pauzë të veprimeve ushtarake për sa kohë që nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare”, tha ministri i jashtëm rus.

Ukraina dhe Rusia kanë zhvilluar disa raunde bisedimesh deri më tani. Megjithatë, ata ende nuk kanë arritur një marrëveshje për një armëpushim./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.