LDGSH fushatë sensibilizimi për luftën ndaj kancerit të gjirit/ Albana Vokshi: Nëse shëndeti i gruas nuk është i mirë, e gjithë familja s’është e shëndetshme








Në kuadër të muajit të “Tetorit rozë” Lidhja Demokratike e Gruas zhvilloi një aktivitet për sensibilizimin e grave dhe vajzave për të  identifikuar në kohë dhe për të parandaluar kancerin e gjirit.

albana vokshi

Deputetja Albana Vokshi thotë se familja është e para dhe nëse shëndeti i gruas nuk është i mirë, e gjithë familja nuk është e shëndetshme dhe fëmijët nuk mund të rriten të shëndetshëm.

Teksa u shpreh se rastet e kancerit të gjirit po shtohen, Vokshi renditi një sërë problematikash që sipas saj hasin pacientët.

“Vetëm 6 kabinete kimioterapie nuk janë mjaftueshëm. Mjekimi mbetet i centralizuar në QSUT. Shpenzimet ditore të një pacienteje dhe jjë familjari për të ardhur në Tiranë (transport, ushqim, fjetje, ilace) shkojnë rreth 200 mijë lekë, ose gati gjysma e pagës mesatare, ose 80% e pagës minimale. Familjet në ndihmë ekonomike i luten Zotit t’i shpëtojë. Mamografia e lëvizshme bën numur të kufizuar mamografish në një ditë. Pergjigjet kthehen me shumë vonesë ose nuk kthehen fare. Shteti nuk mbështet asnjë grua ghatë kurimit ose pas kurimit me nevojat imediate të grave: as seanca fizioterapie, as paruke, asgjë”.

Postimi i Albana Vokshit

#LDGSH në fushatë sensibilizimi për luftën ndaj kancerit të gjirit, një sëmundje që po merr cdo ditë përmasat e një pandemie.

Për LDGSH, familja është e para!

Secila nga ne ka një rol për të luajtur në këtë drejtim, jo një ditë, as një muaj por 365 ditë të vitit.

Së bashku me koleget deputete Merita Bakiu – Faqja Zyrtare dhe Andia Ulliri në aktivitetin e organizuar nga #LDGDurrës.

Falenderim zemre për Sabrien, doktoreshë Edën dhe Andian që ndanë me ne hitoritë prekëse personale apo të të njohurve.

Nëse shëndeti i gruas nuk është i mirë, e gjithë familja nuk është e shëndetshme, fëmijët nuk mund të rriten të shëndetshëm, shoqëria nuk është e shëndetshme.

Në Shqipëri rastet e kancerit të gjirit rriten cdo vit. 719 raste ne 2019, 920 raste në vitin 2020 nga keto 1/3 humbin jetën.

Vetëm 6 kabinete kimioterapie nuk janë mjaftueshëm.

Mjekimi mbetet i centralizuar në QSUT.

Shpenzimet ditore të një pacienteje dhe jjë familjari për të ardhur në Tiranë (transport, ushqim, fjetje, ilace) shkojnë rreth 200 mijë lekë, ose gati gjysma e pagës mesatare, ose 80% e pagës minimale. Familjet në ndihmë ekonomike i luten Zotit t’i shpëtojë.

Mamografia e lëvizshme bën numur të kufizuar mamografish në një ditë.

Pergjigjet kthehen me shumë vonesë ose nuk kthehen fare.

Shteti nuk mbështet asnjë grua ghatë kurimit ose pas kurimit me nevojat imediate të grave: as seanca fizioterapie, as paruke, asgjë.

Do të kërkoj në Komisionin e Shëndetësisë mbështetjen e nevojshme për cdo grua që kalon në kalvarin e mundimshëm të kurimit të kancerit të gjirit.

#njëkontrollshpëtonjetë

#njëmamografishpëtonjetë

Nëse sëmundja kapet në fazën e parë, në kohën e duhur, kjo sëmundje mund të kurohet.

Kanceri nuk bashkëpunon.

Qeveria nuk punon.

Kjo është arësyeja që edhe sot LDGDH po bën atë që Qeveria ka kohë që nuk po e bën, sensibilizimin e grave e vajzave për ruajtjen e shëndetit të tyre.

Shëndeti i gruas nuk është statistikë, as një foto me ngjyra, dhe dështimin nuk e mbulojnë dot me numrat e grave Ministre apo deputete.

Parandalimi shpëton jetë të shtrenjta!

Bëni kontrollet, testet dhe mamografitë në kohën e duhur!

Duajeni jetën!

#LDGSH #LDGDurrës #TetoriRozë #Parandalim #kancerigjirit #duajenijetën

Ledja Shtufi

Besa Cani

Dorilda Mara

Ajshe Gashi

Blerina Shahini

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *