LDK mungoi në takim, flet Presidenti Begaj: Dëshira ime ishte që takimi të bëhej me të gjithë përfaqësuesit politikë, por mision i pamundur

Presidenti Bajram Begaj ka dhënë një intervistë për “RTK”, pas vizitës së tij zyrtare dy ditore në Kosovë.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe anulimit e takimit me krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke shtuar se dëshira e tij ishte që t’i takonte të gjithë liderët politik bashkë, por kjo nuk u mundësua dot dhe takimet u vënë veç e veç.

Begaj tha se takimet ishin të paracaktuara që do të kryheshin në Kuvendin e Kosovës, ndërsa LDK kishte kërkuar që takimi të mbahej në selinë e tyre.

“Unë jam Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe erdha në Kosovë për të biseduar si në shtëpinë time, doja t’i mbaja këto takime aty që është edhe tempulli politik, në Kuvendin e Kosovës. Ftesa ime ka qenë mjaft e qartë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në përgjigjen e LDK, thuhet se Presidenti i Shqipërisë ishte i mirëpritur në godinën e LDK, aktualisht ftesa ishte e bëra nga ana jonë, nga protokolli i Kuvendit të Kosovës dhe takimet ishin të paracaktuara. Unë  erdha me ftesë të Presidentes së Kosovës dhe doja që takimet të bëheshin në nivelin që i takon Presidentit. Personalisht doja që takime mes partive politike shqiptare të bëheshin bashkë jo të ndara, nuk ia arrita dot, mision i pamundur, i takova veç e veç”, tha Begaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.