Le Pen fajëson Gjermaninë se po bllokon BE për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

[embedded content][embedded content]

13:35 07/04/2022

Kandidatja për presidente deklaroi se veprimet e gabuara të Berlinit kanë shkaktuar varësinë me Moskën

Kandidatja presidenciale e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen ka fajësuar Gjermaninë se po mban peng Bashkimin Europian për të vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë si përgjigje për luftën në Ukrainë.

Po të kisha qenë në pushtet për pesë vitet e fundit, nuk do të ishim këtu, kjo është e gjitha, ky është realiteti. Realiteti është se ishte Gjermania ajo që na bëri të varur nga gazi rus, sepse Berlini bëri një zgjedhje të gabuar dhe të rëndë për ne francezët, që është zgjedhja e gazit dhe  e qymyrit në vend të termocentraleve bërthamore, që tashmë janë mbyllur”.

Le Pen deklaron se programi i saj ekonomik për Francën është “serioz” dhe që do të punojë për votuesit, në vend të tregjeve. Ajo thotë se do të mbështesë biznesin dhe “t’u kthejë para francezëve” duke ulur TVSH-në si dhe kontributin e Francës për buxhetin e BE-së.

Sipas sondazheve presidenti aktual Emmanuel Macron shihet ende si favorit. Por një fitore e Le Pen nuk është një skenar i pamundur.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts