Le Pen premton daljen e Francës nga NATO, nëse bëhet presidente e Francës

18:46 08/02/2022

Kandidatja e së djathtës ekstreme e cila garon për të qenë në krye të shtetit francez, Marine Le Pen, ka deklaruar se vendi i saj do ta braktisë Aleancën e Atlantikut të Veriut nëse fiton në zgjedhjet e prillit.

Në një kohë kërcënimesh dhe ndryshimesh të mëdha strategjike, Franca nuk do të jetë vetvetja nëse nuk bazohet tek pavarësia e plotë. Duhet të jemi të lirë për të mbrojtur interesat tona, të largohemi nga logjika luftënxitëse e blloqeve dhe të fokusohemi tek strategjitë e ekuilibrave. Prandaj ne do të largohemi nga NATO, që të mos përfshihemi më në konflikte që nuk na përkasin”, tha Le Pen gjatë një mitingu në qytetin lindor francez të Reims.

Duke u renditur e dyta dhe e treta në sondazhe, ajo shpreson që në zgjedhjet e prillit të mundë në balotazh presidentin aktual Emmanuel Macron.

Sa i takon NATO-s, vetë Macron është gjendur nën një valë kritikash pasi në vitin 2019 e quajti organizatën, të cilën Franca kontribuoi për ta themeluar, një aleancë të vdekur.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.