“Le të luajmë Holokaustin”! Shakaja i “ha kokën” zyrtarit të lartë të Lojërave Olimpike

Mes presionit të lidhur me pandeminë mbi organizatorët, një zyrtar i lartë i Lojërave Olimpike të Tokios i caktuar për ceremoninë e hapjes u përjashtua për komentet e tij në të kaluarën në lidhje me Holokaustin, njoftuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Olimpiada e shumë pritur e Tokios do të hapet të premten nën masa të rrepta të koronavirusit. Turneu më i madh në botë u shty verën e kaluar deri në korrik të këtij viti për shkak të pandemisë.

Drejtori i ceremonisë së hapjes dhe mbylljes së Lojërave, Kentaro Kobayashi, u shkarkua “për shakatë rreth Holokaustit në të kaluarën”, raportoi “Kyodo News” me bazë në Tokio.

Masa erdhi pasi një video e Kobayashit, (48) një ish komedian, përfshinte një frazë, “Le të luajmë Holokaustin”, duke shkaktuar reagime. Videoja është xhiruar nga një skeç i vitit 1998.

“Çdo person, sado krijues, nuk ka të drejtë të tallet me viktimat e gjenocidit nazist. Regjimi nazist gjithashtu mbyti me gaz gjermanë me aftësi të kufizuara”, tha Rabbi Abraham Cooper, nga qendra Simon Wiesenthal, një organizatë për të drejtat e njeriut me bazë në Los Angeles.

“Lidhja e Kobayashit me Olimpiadën e Tokios do të fyejë kujtesën e 6 milionë hebrenjve”, shtoi Cooper.

Kobayashi, zyrtari i dytë që tërhiqet nga Lojërat Olimpike të Tokios kërkoi falje duke thënë se ishte kjo ishte “jashtëzakonisht e pamatur”.

“E kuptoj që zgjedhja ime e dobët e fjalëve në atë kohë ishte një gabim dhe pendohem. Dua të kërkoj falje për të gjithë ata që janë ofenduar”, tha ai.

Duke vepruar shpejt, presidentja e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, Seiko Hashimoto në konferencën e sotme tha: “Jemi duke shqyrtuar të gjithë ceremoninë dhe po diskutojmë shpejt se si ta mbajmë atë. Ne duam të arrinim një përfundim sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Ceremonia e hapjes është nesër, kështu që ne do të përgatitemi për të në mënyrë që të kemi mirëkuptimin e të gjithëve për mbajtjen e ceremonisë”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *