“Lë të vazhdojnë me pozitë Ina, Ina…”/ Meta ironizon Ramën: Çunat e Ballkanit të Hapur janë të shqetësuar nga vargjet që recitova në Korçë








Presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët për vargjet që ai recitoi në mes të dëborës në Korçë, ndërsa nuk la pa ironizuar edhe kryeministrin, me një publicistikë që dikur e ka publikuar Rama.

1591694168_ramameta

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Ilir Meta u shpreh se “Çunat e Ballkanit të Hapur janë të shqetësuar”, ndërsa theksoi se ai vetë është më i edukuar.

“Të shkosh në Korcë, të rrish me ata artiste të mrekullueshëm të shkosh atje dhe të përjetosh momentin që kur ti shkon e fillon bora, që na mungon aq shumë, pavarësisht se do duhet të marrim më shumë masa që edhe mos mbyllen shkollat për këtë arsye.

E kuptoj që çunat e shoqatës së Ballkanit të Hapur janë shqetësuar, nga përmbajtja e vargjeve që unë recitova, që i dedikohen një akti patriotik të jashtëzakonshëm, si hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë, por ata janë të lirë të vijojnë me vargjet e Ballkanit të Hapur, si ‘Ina Ina.. etj”, unë s’jam kaq kozmopolit, jam pak i edukuar me dashurinë për Atdheun për më të mirën e trevave tona, që nga Shkodra deri në Vlorë.” u shpreh Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.