“Leao shpëtoi prej Botërorit”, legjenda Maldini: Me Benaserin flasim së shpejti









Paolo Maldini dhe Frederik Masara u shpallën fituesit e çmimit. Drejtuesit më të mirë në edicionin e trembëdhjetë të “Globe Soccer Awards”. Dy drejtorët e Djallit të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Dubai tërhoqën çmimin, teksa fjalën e rastit e mbajti Paolo Maldini.

maldini leao

Faleminderit. Për ne dhe Milanin ky është një nder i madh. Për mua kjo karrierë si drejtues është një kapitull i ri i jetës. Kam fatin të punoj me Masaranë, me të cilin ndajmë të njëjtin vizion ndaj futbollit, por edhe mbi parimet e jetës në përgjithësi. Kjo ma bën të lehtë punën krah e tij dhe shpresoj që ndjesia të jetë e ndërsjellë”, deklaroi drejtori i sektorit teknik të Milanit.

Nuk mund të mungonte edhe një koment për merkaton pas ceremonisë në fjalë. Lidhur me rinovimet e Leaos dhe Benaserit, Maldini sqaroi: “Dëshira jonë ishte që të arrinim akorde përpara Botërorit. Me Leaon nuk ia dolëm, ndërsa për Benaserin do të diskutoj së shpejti me menaxherët e tij, duke qenë se djaloshit nuk është në Kupën e Botës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *