Lefter Alla sërish në GJKKO, kërkon lirinë për shkak të problemeve shëndetësore: Nuk jam në gjendje të përballoj burgun

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka dalë so sërish në Gjykatën e Posaçme për të kërkuar lirinë. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Alla pretendon lirimin për shkak të gjendjes shëndetësore.

Gjatë seancës, avokatit ka sjellë prova të reja nga ekspertët mjekoligjore për sa i përket gjendjes shëndetësore të Allës.

Sipas avoaktit Hysni Demiraj, ka rezultuar se ish-kryebashkiaku nuk është në gjendje të mirë për të përballuar burgun. Seanca u shty për në datë 29 korrik në orën 13:30 deri në shqyrtimin e dokumentacionit.

Alla u arrestua për abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts