“Lefter Koka ka hapur vetëm kapakun e pusetës”/ Kryemadhi: Inceneratori i Tiranës është ndër aferat më të mëdha korruptive! Përfshihet Rama dhe ministrat









Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se çështja e inceneratorëve nuk është më e ish-Ministrit të Mjedisit Lefter Kokës.

kryemadhi-rama

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kryemadhi e çon vëmendjen tek inceneratori i Tiranës, të cilën e konsideron si një prej aferave më korruptive në vendin tonë.

Për këtë aferë, Kryemadhi dekaron se janë përfshirë kryeministri Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

“Çështja e inceneratorëve nuk është më çështje e Kokës. Të gjithë ne vazhdojmë dhe nxjerrim materiale të tjera që nxjerrin një grup të strukturuar kriminal Koka ka hapur vetëm kapakun e pusetës. Koka është kërkuesi, por zbatuesit kush janë. E gjithë afera e Kokës është 1 e 10-ta e skemës së inceneratorëve. Unë kam nxjerrë dje firmosjen e lejes së ndërtimit në Elbasan. Rama ka qenë ai që nuk ka firmosur asnjë leje ndërtimi, ato i ka firmosur Niko Peleshi (asokohe zëvendësministër). Dora e tij ka firmosur për inceneratorin e Fierit dhe në 2019-ën ka firmosur atë më të rëndësishmen në Tiranë. E gjithë skema nuk ka të bëjë me skemën e grabitjes së 330 milionë eurove por grupin kriminal në të cili përfshihet kryeministri, kryetari i bashkisë, ministrat, sekretari i përgjithshëm, komisioni i vlerësimit dhe me radhë të gjitha institucionet. Është një nga gjërat më të tmerrshme. Çështja e inceneratorit të Tiranës është nga aferat më të mëdha, që është firmosur nga bashkia që do ti paguar 490 milionë euro vetëm në vitin e parë.

Lejen për ndërtimit Rama e ka dhënë në maj të 2019-ës duke i dhënë mbi 6 milionë euro për një ndërtim pa leje. Nuk është e justifikuar dhe e ka dhënë dhe me kusht. Veliaj ka dhënë 400 e ca milionë euro për 30 vjet koncensionarit. Ai më të paktën do kishte dorëheqjen. Veliaj në kundërshtim me ligjin ka marrë kompetencat e këshillit bashkiak dhe kjo vjen nga ministria e financave që i ka kërkuar ministrit Koka që të marrë vendimin e Qarkut të Tiranës. Koka është një personazh që është përdorur”, tha Kryemadhi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.