Legjenda e “djajve të kuq” sulmon Pogbanë: S’e meriton fanellën e Junajtidit








Pol Skolls e ka vënë në dyshim nëse Pol Pogba duhet të vazhdojë të luajë përsëri për Mançester Junajtidin pas kartonit të kuq qesharak që mori kundër Liverpulit. Mesfushori francez hyri nga stoli në pjesën e dytë kur skuadra ishte duke humbur 4-0. Por ai u bë përgjegjës direkt për golin e fundit të “Reds”-ave, pas një ndërhyrjeje të papërgjegjshme me taka në palestrinat e Nabi Keitasë duke e nxjerrë këtë të fundit me barelë nga fusha.

SKOLLS

“Të thuash kjo ishte një ditë zhgënjyese do të ishte një nënvlerësim i plotë. Mendoj se të gjithë e kuptojmë se ishte e vështirë. Ne vazhdojmë t’i përsërisim gabimet e ndeshjes me Atalantën, por kundër Liverpulit nuk ka më kthim pas, ata kanë shumë cilësi.

Taktikisht ishin vendosur në një mënyrë ku kjo mund të ndodhte dhe fatkeqësisht ndodhi. Pogba hyri në fushë në pjesën e dytë për të ndihmuar skuadrën dhe ndoshta fitojë pak respekt për këtë. Ai përpiqet të tregojë se sa i fortë është në mes të fushës dhe dhuron golin e pestë.

POGBA

Më vonë ndëshkohet me të kuqe për një ndërhyrje qesharake. Pastaj ti je duke humbur 5-0 me 10 vetë. Duhet menduar, se nëse Ole vazhdon të jetë trajner atje, a do ta shohim më Pogbanë me fanellën e Junajtidit?

Ai ndoshta do të luajë sërish deri në fund të sezonit, por nuk mendoj se Junajtidi do t’ia ndjente mungesën nëse nuk do ta bënte. Ajo që ai bëri është mungesë respekti, disipline për trajnerin dhe shokët e skuadrës”, tha legjenda e Junajtidit për “Premier League Productions”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *