Legjenda e Lacios i del në krah Strakoshës: Klubi të bëjë zgjedhje të forta, duhet mbrojtur








Marko Balota, ish-portier i Lacios dhe Interit, kërkon të shohë Tomas Strakoshën në portën e bardhekaltërve këtë të shtunë në “Olimpico”. Ish-portieri legjendar që e shtyu kaq shumë takimin me pensionin, kërkon që portierit të kombëtares shqiptare t’i jepet një shans për të mbrojtur portën në një ndeshje të rëndësishme për të kuptuar se si do ta përballojë presionin pas një momenti të vështirë dhe kuptuar nëse ka mësuar nga gabimet e së shkuarës.

balota

“Lacio-Inter do të jetë një sfidë delikate dhe një rezultat negativ për secilën skuadër do të peshonte, – tha ish-portieri gjatë një interviste për “tuttomercatoweb.com”. – Nëse Lacio gabon, do të nisin të ketë probleme serioze brenda ambientit dhe do të niste të binte ndonjë kambanë alarmi. Sa i përket portës, Reina mund të ketë bërë ndonjë gabim këto kohët e fundit, por ai mbetet një garanci. Është e qartë që klubi duhet të bëjë zgjedhje të forta dhe Strakosha duhet mbrojtur. Unë një shans atij do t’ia jepja, për të parë nëse e ka bërë atë kapërcimin përfundimtar në cilësi dhe nëse e ka rigjetur formën”.

Balota mendon se mungesa e Açerbit do të ndihet: “Është një humbje që do të ndihet. Mbrojtja nuk është kolauduar ende mirë dhe Lacio duhet të gjejë një identitet. Kam parë edhe gjëra shumë të bukura, por edhe ndeshjen e gabuar me Bolonjën nuk e prisja”.

Dhe në fund, një koment për Simone Inzagin, i cili rikthehet për herë të parë si ish në “Olimpico” dhe emocionet do t’i ketë të mëdha: “Për Inzagin do të jetë një rikthim në Romë dhe do të jetë shumë emocionale. Për mendimin tim, ai do të pritet pozitivisht nga tifozët. Njëzet vite te Lacio si futbollit dhe trajner nuk janë diçka e vogël, por shumë e rëndësishme”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *