Lehtësohen masat anti-Covid në disa shtete europiane

lehtesohen masat anti covid ne disa shtete europiane
lehtesohen masat anti covid ne disa shtete europiane

23:35 10/02/2022

Fundi i pandemisë duket gjithnjë e më afër

Qeveria çeke ka ndjekur modelin e shteteve skandinave duke vendosur të heqë që nga e enjtja e javës së ardhshme shumicën e masave kundër Covid-19, me certifikatat e vaksinimit që nuk janë më të detyrueshme në restorante, kafene si dhe në ngjarje sportive dhe kulturore.

Prej datës 1 Mars qytetarët që kanë rënë në kontakt me personat e infektuar nuk do të jenë të detyruar që të shkojnë në karantinë. Aktualisht, këta persona duhet të izolohen për pesë ditë. Ndërkaq edhe Spanja ka lehtësuar masat duke hequr nga kjo e martë detyrimin që qytetarët të mbajnë maska ​​​​në fytyrë në ambientet e  jashtme. Pavarësisht kësaj shumë qytetarë vijuan të mbrohen nga frika e infektimit me koronavirus. Ndërkaq Britania e Madhe do të heqë të gjitha kufizimet për frenimin e përhapjes së Covid-19 që nga data 21 Shkurt.

Autoritetet franceze po shqyrtojnë mundësinë e heqjes së detyrimit ndaj qytetarëve që duhet të kenë të dy dozat e vaksinës për të hyrë në bare, restorante apo për të përdorur transportin publik.

Numri i të shtruarve me koronavirus në spitale po bie gradualisht në këto shtete por në shtete si Greqia e Bullgaria rezulton një rritje dramatike e rasteve të vdekjeve të lidhura me Covid në krahasim me popullsinë e tyre. Të dy vendet raportuan më shumë se 2,300 vdekje secila për shkak të Covid, ndërsa pjesa tjetër e Europës pa normat e vdekshmërisë në rënie. Bullgaria ka nivelin më të ulët. e shkallës së vaksinimit, me vetëm 29.3% të popullsisë të vaksinuar plotësisht dhe vetëm 9.1% kanë marrë një dozë të tretë.

Në rastin e Greqisë, 68,9% e popullsisë totale është plotësisht e vaksinuar, ndërsa 45,4% e qytetarëve kanë marrë gjithashtu një doze përforcuese. Sipas qeverisë, numri i lartë i vdekjeve i atribuohet plakjes së popullsisë. 89% e vdekjeve janë mbi 60 vjeç dhe janë te personat me sëmundje shoqëruese. Javën e kaluar, Danimarka u bë vendi i parë i BE-së që hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e koronavirusit. Ajo u pasua shpejt nga Norvegjia, ku qeveria u sugjeroi qytetarëve se duhej të bashkëjetonin me virusin.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts