Lehtësohen masat anti-COVID, “tërbohen” danezët, nisin koncertet me 50 mijë të ftuar (FOTO)

Drita, njerëz e muzikë. Një natë magjike ajo e të shtunës në Kopenhagen, ku u zhvillua një koncert ‘rock’ me mbi 50 mijë të ftuar.

Kjo shënon dhe ngjarjen e parë në Evropë në të tilla përmasa, që nga fillimi i pandemisë. Stadiumi ku zhvillohej koncerti, ishte i tejmbushur nga prania e njerëzve, që shijuan performancat e The Minds. Koncerti vjen vetëm pak ditë pasi autoritetet njoftuan lehtësim të masave anti-COVID. Për të marrë pjesë në ngjarje të kësaj natyre,
qytetarët në Danimarkë, duhet të pajisen me certifikatën anti-COVID, që vërteton se një person është i vaksinuar.

Mediat lokale e kanë cilësuar ngjarjen si “historike”, për faktin se është e para në Evropë e këtij lloji që organizohet që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

“Në ajër ka pasur magji, e duart rrëqetheshin”, ka shkruar e përditshmja Extra Bladet, duke iu referuar atmosferës euforike në koncert.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.