Lehtësohen masat, britanikët shijojnë lirinë. Mbushen baret dhe restorantet, por kujdes! Paralajmërimi i fortë i ekspertëve (FOTO)

Kjo e hënë shënon një cikël të ri për jetesën e qytetarëve britanikë, të cilët prej muajsh, janë përballur me një izolim të fortë, duke u privuar madje edhe nga takimi i personave të dashur.

Nga sot britanikët do të lejohen të përqafohen, takohen, e të frekuentojnë ambientet e mbyllura në grupe deri në 6 persona.

Pubet, kafenetë e restorantet ofrojnë shërbimin e tyre edhe na ambientet e brendshme. Lajm i mirë është që këtë të hënë, rinisin dhe fluturimet ndërkombëtare. Lehtësimi i masave është shfrytëzuar në maksimum nga qytetarët britanikë, pasi një ditë më parë, krijuan radhë të gjata njerëzish në lokale e pube, duke konsumuar alkool e u argëtuar.

Megjithatë përtej masave të marra ekspertët këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes, ndërsa përhapja e variantit të zbuluar në Indi mund të vonojë rihapjen e madhe të parashikuar në 21 qershor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *