“Lekët e shkollës i hanë e ndajnë piskuriqët e veshur firmato! Pedagogët më të keqpaguarit”- Gjekmarkaj për buxhetin e Arsimit: Pse Kryeministri e do të varfër elitën!








EDi Rama gjekmarkaj-buxheti-ArsimiNGA AGRON GJEKMARKAJ*

Lexova ç’paskesh thënë Kryepatronazhisti i Shqipërisë më falni Kryeministri i saj teksa prezantonte buxhetin për Arsimin! Nuk është buxhet është një manifest i dalë boje propagande! Një gënjeshtër e madhe, e gjatë kaba është ai.

Edi Rama është njeriu që ka politizuar me një vullnet të jashtëzakonshëm gjithçka në këtë vend! Ai na flet për depolitizim në arsim kur krejt sistemi është një piramidë politike! Nuk ka mësues në këtë vend që mund të hyjë në punë pa miratim partiak pasi bekimin e jep patronazhisti !

Ne e pamë në fushatën e Prillit si ushtohej presion mbi mësuesit , si përdoreshin ata për dekorin rilindas! Ai flet për rritje rrogash, në fakt e vetmja rritje serioze dhe e vërtete rrogash është bërë gjatë qeverisjes së PD-së ! As indeksim nuk mund të quhet e jo më rritje. Fëmijët dhe prindërit po braktisin Shqipërinë, e shkollat po mbyllen! Analfabetizmi po rritet . Edi Rama ëndërron një shoqëri e cila nuk mendon, që nuk aspiron dijen sepse kështu e dominon atë.

Pedagoget e Universiteteve shqiptare janë më të keqpaguarit në Europë ! Ministrja Kushi na tha në Komisionin e edukimit dhe medias se Universitetet janë autonome e mund të rrisin pagat sa të duan….qeshem ahahahha …nga halli qeshem…nga guximi i deklaratës qeshem….! Universitetet mezi mbahen dhe në Italinë fqinje Universitetet publike në masën 98% subvencionohen nga shteti!

Kryeministri e do të varfër elitën e këtij vendi sepse sa më shumë e tille aq më të lehte  e ka ti rrëmbeje dinjitetin dhe qëndresën. Ai i do të pasur kokëshiniket që blejnë vota, matrahulet e hurit e të litarit me xhama të zinj, kodoshët e tenderave publike, zullapet e oligarkise por jo punëtoret e dijes. E lodh, e plak, e tremb dituria se drite e diturisë ja shkurtoj ditët “Kryerilindasit”!

Arsimi shqiptar është në kaos në të gjitha nivelet, nën diktat politik po kaq e keqpaguar shumë më tepër. Dëgjuam për dy javë nevojat e Universiteteve, dëgjuam sindikatat e Arsimit dhe grupet e interesit dhe të gjithë konfirmojnë një gjë dështimin e politikave arsimore në vend dhe një buxhet mjeran e kurrë të mjaftueshëm. Leket e shkollës shqiptare i hanë e ndajnë piskuriqet e veshur firmato të cilët urrejnë librin e lëpijnë paranë dhe këpucët e Edi Rames. Çfarë është shkolla sot do të jetë Shqipëria nesër, siç është sot Edi Rama e do dhe nesër se mendon i shkreti se sundimi është i përjetshëm, vete ai, të ngjashmit e tij , ndërsa shoqëria, dija dhe arsimi, historia dhe vendi nocione të së perkohshmes dhe retorikes.

Kurrgjë s’kanë kuptuar as ai as shpura e hanëmeve në qeverinë e tij këta kuisling të padijes dhe batakçillekut që tenton ti vjedhe të sotmen dhe te nesermen shqiptarve. Jemi ketu, perballe, ditë per ditë derisa ta mesojme Kryeministrin të lexoje , të kuptoje , te mos jete aq analfabet sa te mendoje që autoritarizmi shkon pertej jetes së tij nallane.

*Kryetar i Komisionit të Edukimit dhe Medias

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *