Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar Kosovën për zgjedhjet e mbajtura sot duke theksuar se përmes tyre përcolli një leksion demokracie.
Në mesazhin e tij kryedemokrati ju uron suksese kryetarëve të zgjedhur në misionin e tyre në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
“Urime Kosovë për leksionin e demokracisë që percolle edhe në këto zgjedhje! Suksese kryetarëve të zgjedhur në misionin e tyre në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe përmirësimin e kushteve të jetës së tyre. Respekt për të gjithë kandidatët që treguan qytetari në këtë garë”, shkruan Basha në “Twitter”.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al