“Leksion” në mbrojtje e sulm ndaj Juves, “Eurosport” nuk kursehet në vlerësimet për Ismajlin e Bajramin










Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami kanq qenë sot protagonistë të një fitoreje historike me skuadrën e  Empolit. Të dy futbollistët shqiptarë u bënë pjesë e ekipit që theu mallkimin duke fituar në fushën e Juventusit, për një nga surprizat më të mëdha të këtij fillimi të sezonit në Serinë A.

ismajli

Ata zhvilluan një ndeshje thuajse perfektë dhe nuk është rastësi që edhe gjigandi “Eurosport” i vendosi të dy futbollistëve shqiptarë nota të larta për atë që dhanë në fushë.

ismajli morata

“Drejton me personalitet një mbrojtje që përballon duelet një kundër një, por nuk heq kurrë dorë që të luajë topin”, shkruan rrjeti i njohur sportiv në faqen e vet të internetit sa u përket notave të sfidës në fjalë për Ismajlin, duke i vendosur mbrojtësit notën 7 pasi ka fituar vazhdimisht duele me emra si Dibala apo Morata.

bajrami

E njëjta notë edhe për Bajramin. “Teknik, por edhe i ashpër kur është nevoja. Është edhe prekja e tij te lëvizja që sjell golin e Mankuzos”, shkruante portali për fantazistin i cili ishte në fushën e lojës deri në minutën e 70 të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *