Lëmshi me numrat te Barça, ja pse Kutinjo mund t’ia rrëmbejë përsëri Manajt










Rei Manaj nuk e ka të sigurt qëndrimin te Barcelona dhe jo vetëm për këtë rrezikon të shohë t’i hiqet edhe numri 14 që i kishin dhënë në javën e kaluar, kur ishte në pankinë për ndeshjen e parë të kampionatit të katalanasve. Sulmuesi i përfaqësues shqiptare është regjistruar zyrtarsisht me ekipin e parë, por duket se gjithçka mbetet e hapur dhe fati i tij do të mësohet më mirë vetëm kur të mbyllet merkato.

rei manaj fanella

“Mundo Deportivo” sqaron se ndonëse Barcelona ka aktualisht vetëm tre qendërsulmues të mirëfilltë si Depaj, Breithuejt dhe Manaj në dispozicion, nuk ka hequr dorë nga ideja për të shitur danezin apo shqiptarin për të siguruar të ardhura që lehtësojnë sadopak arkën e saj. E përditshmja tregon se për Manajn vazhdojnë të vijnë oferta, por për momentin nuk ka një akord mes palëve për transferimin e futbollistit shqiptar.

Nga ana tjetër, ai nuk ka të sigurt se do të vazhdojë me skuadrën e parë të Barcelonës edhe pse është regjistruar me të. E përditshmja “AS” saktëson se meqë Manaj nuk ka zbritur në fushën e lojës me Barcelonën, numri 14 nuk është ende zyrtarisht i tij për pjesën e parë të sezonit. Vetëm aktivizimi do ta bënte të tillë e kjo nuk ka ndodhur, ndaj Kutinjo mund t’ia rrëmbejë përsëri këtë fanellë sulmuesit shqiptar, që këtë javë.

Ndaj 10 ditët në vijim do të jenë vendimtare për Manajn, i cili pret të mësojë të ardhmen e tij, nëse do të jetë te katalanasit apo jo.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *