
18:10 13/01/2022
Agjencia britanike e inteligjencës MI5 ka paralajmëruar deputetët britanikë se një agjent kinez është infiltruar në Parlamentin britanik për të ndërhyrë në politikën e Mbretërisë së Bashkuar.
Në alarmin e dhënë nga shërbimi i sigurisë thuhej se Christine Ching Kui Lee krijoi lidhje me deputetë aktualë për Partinë Komuniste të Kinës dhe u ofroi donacione politikanëve që financoheshin nga shtetas të huaj në Kinë dhe Hong Kong.
BBC raporton se paralajmërimi u bë pas një hetimi të gjatë nga MI5. Agjencia e inteligjencës paralajmëroi se kushdo që është kontaktuar nga Christine Ching Kui Lee duhet tashmë që të jetë i ndërgjegjshëm për atë çfarë ajo përfaqëson.
Deputeti konservator Sir Iain Duncan Smith tha se zonja Lee duhet që të deportohet nga Britania dhe i kërkoi qeverisë që të bëjë një deklaratë lidhur me këtë shqetësim. /tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al