“Lëshoi alarm për ndihmë, por…”/ Zhduket avioni në Kroaci, autoritetet nisin kërkimet

leshoi alarm per ndihme por zhduket avioni ne kroaci autoritetet nisin kerkimet
leshoi alarm per ndihme por zhduket avioni ne kroaci autoritetet nisin kerkimet

Një aeroplan i vogël me katër pasagjerë është zhdukur në veri të Rakovicas në Kroaci. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet ndërkombëtarë. Ata kanë bërë të ditur se aeroplani ishte nisur nga Spliti dhe që aty ka humbur çdo gjurmë.

Departamenti i Policisë në Karlovac tha se aeroplani po shkonte për në Gjermani.

“Kushtet në terren janë shumë të këqija. Terreni po kërkohet nga më shumë se 60 persona për shkak të kushteve që nuk mund të përdorim helikopter.

Aktualisht jemi duke kërkuar vendndodhjen e fundit të mundshme në zonën e Slunja, por gjithçka është relative dhe do të vazhdojmë”, citohet të jetë thënë nga qendra e komunikimit të Drejtorisë së Policisë së Karllovac.
Ndërkohë raportohet jozyrtarisht se në aeroplan kanë qenë tre shtetas gjermanë dhe një kroat dhe se kontrolli i fluturimit kroat ka pranuar një thirrje të tyre për ndihmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts