Letër bombë në ambasadën Ukrainase në Madrid

00:04 01/12/2022

Në front forcat ruse në vështirësi, u mungojnë uniformat dimërore

Një oficer sigurie në ambasadën e Ukrainës në Madrid u plagos kur hapi një letër bombë drejtuar ambasadorit të mërkurën. Oficeri i sigurisë pësoi lëndime të lehta. Pas incidentit, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba urdhëroi të gjitha ambasadat që të forcojnë “urgjentisht” sigurinë.

Ndërkohë në Ukrainë, armët perëndimore kanë mbërritur tashmë në frontin e lindjes. Këtu një skuadër mortajë lëshuesish, janë predha të prodhuara nga SHBA-ja dhe lëshuesi prodhim italian me të cilat goditen pozicionet ruse në Donbas.

Gjendja në vijën e frontit mbetet e vështirë, me forcat ruse që përpiqen të përparojnë drejt rajonit Donbas dhe Kharkiv. Rusia po përpiqet të përparojë forcat e saj në rajonet lindore të Donetsk-ut, Luhansk-ut dhe Kharkiv-ut “pavarësisht humbjeve jashtëzakonisht të mëdha”.

Provincat Luhansk dhe Donetsk përfshijnë rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, ku luftimet e ashpra midis forcave ruse dhe ukrainase vijojnë prej muajsh.

Ushtarët ukrainas që luftojnë në Donbasin Lindor kanë marrë veshje dimërore dhe çanta gjumi pasi temperaturat kanë filluar të bien nën 0 gradë Celsius. Një kontrast i dukshëm me ushtrinë ruse e cila sipas informacioneve të agjencive perëndimore të zbulimit nuk ka pajisje dhe uniforma dimërore. Ekspertët ushtarakë presin humbje të mëdha në radhët e ushtrisë ruse për shkak të hiportermisë, e cila përveç fizikut ndikon edhe gjendjen mendore të trupave.

Sulmi rus ndaj një tubacioni gazi la dhjetëra banorë pa gaz në rajonin Zaporizhzhia të mërkurën. Tubacioni ndodhet të paktën 30 km  nga vija e frontit ndërsa luftimet në rajonin Zaporizhzhia janë bërë të rrezikshme për shkak se aty ndodhet centrali bërthamor më i madh i Europës.

Disa burime ruse thanë se centrali do t’i dorëzohet Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe përgatitjet kanë nisur. Por Kremlini deri më tani ka mohuar një gjë të tillë.

Agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti publikoi një video që tregon mjediset e brendshme të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia duke përfshirë dhomën e kontrollit.

Mbajtja e centralit ka rëndësi të madhe për Rusinë që tani thotë se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë ndërtimit të infrastrukturës për forcat e saj bërthamore. Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, shtoi se Rusia do të punojë gjithashtu për të përmirësuar aftësitë luftarake të forcave të saj raketore.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *