
Deputeti i PD, Tritan Shehu është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se “Rilindja” ka heshtur në mënyrë të turpshme në lidhje me letrën e politikanëve të BE dhe SHBA lidhur me qëndrimet e pabalancuara ndaj Kosovës e Serbisë nga KE dhe DASH.
Sipas tij kjo iniciativë duhet të ngjallte entuziazëm në Shqipëri, por sipas tij një “urdhër nga lart” i ka mbyllur gojën institucioneve dhe qeveritarëve.
Ai u shpreh në mënyrë ironike se kjo mund të ketë ndodhur në bazë të ndodnjë kërkese speciale të presidentit serb, Vuçiçi, i cili “mund edhe të mërzitet”.
Postimi i plotë:
Kjo maxhorance qenka jo vetem shurdh- memece, por dhe qorre- analfabete.
Rilindja, heshtje turpi ndaj “letres” se politikaneve te BE, ShBA, BM!
Do ta quaja nje “leter historike” ate te atij grupi te shquar politikanesh drejtuar Komisioni Europian e Departamentit te Shtetit, per te ndryshuar qendrimet e pa balancuara ndaj Kosoves e Serbise, dukshem e ndjeshem ne favor te se dytes.
Nje inisiative e bazuar mbi vertetesine historike, realitetin e Rajonit, ne perputhje edhe me interesat e BE e te Perendimit ne teresi eshte ajo.
Nje inisialive e tille duhet te ngjallte entusiazem te madh ne Shqiperi.
Fatkeqesisht ka nje heshtje te plote nga institucionet e vendit, maxhoranca ne terresi.
Sic duket nje “urdher nga lart” i ka mbyllur gojen institucioneve, qeveritareve, qofte dhe kolegeve deputete te maxhorances.
Ndoshta mbi bazen e ndonje “kerkese” speciale te Vucicit kjo.
Sepse ne fund te fundit, mund dhe te merzitet….
Ndersa ai nuk le rast pa “siguruar” edhe BE e ShBA se kurre nuk do te njohe Kosoven si shtet te pavarur e sovran…
Dhe aq “konseguent” eshte ne agresivitetin e tij ndaj institucioneve te Kosoves sa sulmon edhe viziten e Kurtit ne MV.
Ndersa Rilindja hesht, pa patur guximin as te solidarizohet me ate leter mbeshtetese per Kosoven, te firmosur nga personalitete tejet te rendesishme.
Dhe ne vend te falenderimit per kete mbeshtetje te cmuar e te drejte, maxhoranca jone se bashku patericat e saj, luajne rolin e shurdh- memecit, ne fakt edhe te qorrit analfabet.
Deri sa nuk dine jo vetem te flasin, por as dhe te shkruajne dy rreshta!
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al