Leu veten me baltë dhe pretendoi se ndihmoi në pastrimin e qytetit të përmbytur, zbulohet gënjeshtra e gazetares gjermane, eprorët e pushojnë nga puna (VIDEO)

Një media gjermane ka pushuar nga puna gazetaren e saj fill pas raportoi nga zonat e prekura nga përmbytjet.

Susanna Ohlen, u lye me baltë përpara se të futej në emision dhe tha se ndihmoi vullnetarisht në pastrimin e qytetit Bad Munstereifel, që u prek rëndë nga përmbytjet.

Por gënjeshtra nuk është pritur mirë nga eprorët, të cilët pak orë më pas i kërkuan ndjesë qytetarëve dhe njoftuan largimin nga puna të gazetares.

“Pastrimi pas përmbytjes: Një reportere e RTL ndihmon në pastrimin e Bad Munstereifel”, është titulli i një transmetimi televiziv, por shumë shpejt u shfaq një video e një kalimtari, që tregon reporteren duke u lyer me baltë qëllimisht në fytyrë dhe rroba.

RTL kërkoi falje për lëvizjet e gazetares.

“Qasja e reporteres bie në kundërshtim me parimet dhe standardet tona. Kjo është arsyeja pse ne e pushuam gazetaren në fjalë menjëherë pasi dëgjuam se çfarë kishte bërë”, thanë ata në një deklaratë.
Susanna ka punuar në RTL që nga viti 2008.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *