Levandovski i dëshpëruar, gati të ulë rrogën vetëm për të shkuar te skuadra e…









Edhe pse drejtori sportiv Hasan Salihamixhiç përjashtoi një lamtumirë të Robert Levandovskit në verë, thashethemet për një lëvizje të mundshme në Barcelonë të sulmuesit vazhdojnë.

LEVANDOVSKI 1

Sipas zërave që vijnë nga Spanja, Levandovski aktualisht fiton mes 23 dhe 25 milionë euro në Mynih dhe, për rrjedhojë, është lojtari më i paguar te bavarezët.

“Mundo Deportivo”, gazeta e njohur spanjolle, raporton se Barcelona është ende duke punuar për një transferim të polakut në fundin e këtij sezoni.

Sipas “Mundo”- s, 33-vjeçari polak është i gatshëm të ulë pagën e tij aktuale në mënyrë që të kalojë te katalanasit edhe pse kontrata e tij te Bajerni skadon në verën e 2023-shit.

Golashënuesi më i mirë i Bundesligës nuk kërkon të rinovojë dhe e ka ndarë mendjen për të vazhduar karrierën në një klub tjetër.

Gazeta gjermane “Kicker” raporton se drejtuesit gjermanë nuk e përjashtojnë kategorikisht një shitje të Levandovskit në verë, pavarësisht refuzimeve të thashethemeve nga drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç.

Më e pakta që mund të marrë Bajerni nga shitja e sulmuesit duhet të jetë rreth 40 milionë euro. Klubi ndërkohë po punon për të gjetur zëvendësuesit e tij.

NGA HALAND TE LUKAKU

Nëse Leva gjen një klub të ri në korrik ose gusht, kush mund të bëhet pasardhësi i polakut te Bajerni? Kandidatët janë të shumtë dhe një sërë emrash po qarkullojnë në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Erling Haland – Të paktën kështu pohon eksperti televiziv Jan Age Fjërtoft. Oliver Kahn kishte përjashtuar një angazhim për Halandin një javë më parë.

“Shumë, shumë larg nga ajo që imagjinojmë ne si klub”, është paketa e përgjithshme, e cila thuhet të jetë mbi 300 milionë euro ajo që bën të hezitojnë drejtuesit bavarezë që gjithsesi do të provojnë deri në fund.

Darvin Nunjez – Bajerni thuhet se është takuar me këshilltarin e Darvin Nunjezit që në vjeshtën e vitit 2021. Sulmuesi nga Uruguai është dinamik, i zoti në driblime dhe ka një teknikë të mirë gjuajtjeje.

Megjithatë, Nunjez do të ishte çdo gjë tjetër veçse një ujdi për gjermanët, 80 milionë euro thuhet se do të paguhen për sulmuesin e Benfikës së Lisbonës.

Një nënshkrim i Nunjezit është i imagjinueshëm, megjithëse shumë klube të mëdha, duke përfshirë Çelsin, PSG-në dhe Atletiko Madridin, janë në garë për të.

Sebastian Haler – Haler e njeh Bundesligën. Tek Ajaksi ai bëri hapin e radhës dhe sezoni ka qenë më shumë se i suksesshëm. Haler nuk është vetëm i fortë në ajër, por dhe jashtëzakonisht i saktë para porte, ai luan edhe për ekipin.

Sipas informacioneve të “BILD” , Bajerni tashmë ka kërkuar një takim me agjentët e lojtarit. Krahas bavarezëve, për Halerin thuhet se interesohet edhe kampionia e Italisë, Interi.

Romelu Lukaku – Pas kalimit nga Interi te Çelsi, pritshmëritë ishin të mëdha. Deklaratat fatkeqe për rikthimin e shpejtë të Interit mund të jenë arsyet pse Lukaku aktualisht është vetëm zëvendësues te Çelsi.

Nëse Bajerni dëshiron një sulmues të fuqishëm, fizik, Lukaku ia vlen të merret në konsideratë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *