Levandovski i ka bërë llogaritë: “Play off”-i kalon nga… Shqipëria








Edhe pse do të luajnë dy sfida të kualifikueseve të Botërorit në tetor, e gjithë vëmendja e ekipit polak është te përballja me kuqezinjtë. Kështu është shprehur edhe sulmuesi i Bajernit, Robert Levandovski, i cili në konferencë për shtyp iu referua ndeshjes së parë dhe foli për Shqipërinë, ku theksoi se kombëtarja polake duhet të ketë kujdes sepse shqiptarët qarkullojnë mirë topin dhe fitojnë shumë hapësira të lira.

hysaj levandovski

Pretendenti për “Topin e Artë” foli me këto fjalë: “Duke parë ndeshjen tonë të parë, u kemi lejuar atyre shumë territor. Duhet të fokusohemi në maksimum dhe të shohim gabimet që bëmë në ndeshjen e parë me ta. Shqipëria ka shumë lojtarë të rëndësishëm e të njohur në Europë dhe duhet t’i respektojmë.

Nëse dëshirojmë që të shkojmë në ‘play off’, duhet të fitojmë patjetër me Shqipërinë. Gjërat varen nga ne, e kemi vetë fatin në dorë dhe të mos presim rezultatet e rivalëve të tjerë”, tha Levandovski. Sulmuesi i kundërpërgjigjet trajnerit Edi Reja që para dy ditësh u shpreh se ndeshjen me Poloninë duhet medoemos që ta fitojmë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *