Lëvizja e Sali Berishës pas largimit/ Fatos Lubonja: Ja pse e dobëson dhe e përçan PD-në. I vetmi që fërkon duart është Edi Rama





Analisti i njohur Fatos Lubonja komentoi zhvillimet e fundit në kampin demokrat, pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin nga Grupi i PD të Sali Berishës, dhe takimeve të nisura nga ky i fundit në bazë. 

Lubonja

Duke folur në rubrikën “Opinion” në “News 24” Lubonja thotë se lëvizja e ish-kryeministrit Berisha në mos e përçan, e dobëson PD-në, dhe nga kjo përfiton vetëm kreu i qeverisë Edi Rama.

Duke parë metodën se si u hoq Berisha shoh dy probleme të mëdha, një problem që ka të bëjë me raportin e amerikanëve me Ramën dhe qeverinë, që çdokush duhet të ndihet i rrezikuar që një intrigë që mund të bëjë një lider i pushtetshëm mund të rrezojë rivalin e vet me ndihmën e amerikanëve. E dyta mënyra se si e hoqi Basha, nuk është mënyra se si do të doja. Shikoj një opozitë që po dobësohet. Padyshim Berisha është përgjegjës për shumëçka që ka ndodhur në Shqipëri, sistemin e korrupsionit etj. Lëvizja e tij përçan PD-në dhe njeriu që fërkon duart, është ai që ka gatuar këtë gjë, Edi Rama. Unë luftën e Berishës e shoh me skepticizëm edhe pse ai në këtë rast ka të drejtë për metodat.

Por nuk shoh absolutisht një mundësi që një “Berishë 3”, dy i kemi provuar t’u kthehet gabimeve që ka bërë dhe të ndërtojë një PD siç do të doja unë ta ndërtonte, siç nuk besoj te Basha. Këtu është problem i madh. Ata mund të funksiononin më mirë. Unë i shoh më të dobët, se në vend të merren me mazhorancën do merren me njëri-tjetrin duke u përçarë. Opozita kërkon një bashkim përtej Berishës, kemi një Ramë që ka kapur te gjitha institucionet, ka edhe një opozitë lexova një në Facebook, që shkruante se: opozita e Bashës më duket si ajo në Parlament, dhe opozita e Berishës si e Bashës jashtë Parlamentit”, tha Lubonja.

“Në mos e përçan e dobëson. Tani Berisha del edhe bën disa deklarata që stonojnë. Nuk më duket se kjo është forma për të ndërtuar, do ketë një përçarje mes grupimeve.  Mua nuk më duket bindëse që amerikanët e kanë për korrupsionin. Korrupsioni është argumenti i dhënë publikisht. Nuk besoj që është korrupsioni, se ka 8 vjet që ka ikur Berisha. Ajo që më çon më afër, në luftën politike që bën Rama për eliminimin e kundërshtarët, eliminimi i Berishës dhe Metës ka qenë në axhendë. Sorosi nuk është njeri pa influencë, sidomos te Partia Demokratike në pushtet. Lobingjet janë të fuqishme. Ishte i shqetësuar Vuçiçi që do fitonte Berisha”, u shpreh analisti.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *