Lëvizja Vetëvendosje e konfirmon: I kemi siguruar 80-81 vota për të zgjedhur Vjosa Osmanin Presidente

KOSOVA

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila konfirmon se janë siguruar 80-81 vota për të nxjerrë Vjosa Osmanin sot Presidente.

Seanca pritet të mbahet shumë shpejt, teksa Kusari-Lila thotë se Adem Hoxha dhe Fadil Gashi, deputetë të partive joserbe janë në Kuvend tashmë.

Ajo ka mohuar që Lëvizja Vetëvendosje të ketë bërë ‘pazare’ apo të ketë ushtruar presion ndaj deputetëve të LDK, Veliut, Hotit apo Selmanajt.

“Dy deputetët e partive jo serbe janë në sallë. Nuk ka pas oferta të natyrës për poste të mëhershme. Ne kemi kërkuar përgjegjësi më të madhe, lidhet për fatin e një vendi. Ne shpresojmë se sot ky proces do të përmbyllet. Janë 80 apo 81 vota që do të numërohen në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentes”,- tha Kusari-Lila.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *