Lëvizjet e fundit të Putinit, reagon Blinken: Akte të turpshme, i dënojmë në mënyrën më të ashpër, jemi krah Ukrainës!

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar ashpër pas vendimit të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të njohur separtatistët e rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk.

Menjëherë pas vendimit të Putinit, Sekretari Amerikan Blinken ka telefonuar ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, të cilit i ka thënë se SHBA dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme.

“Lëvizja e Rusisë për të njohur “pavarësinë” e të ashtuquajturave republika të kontrolluara nga përfaqësuesit e saj është një akt i parashikueshëm, i turpshëm. Ne i dënojmë ata në termat më të ashpër të mundshëm dhe qëndrojmë me Ukrainën, siç i thashë ministrit të Jashtëm, Dmytro Kuleba sonte”, shkruan Blinken.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.