Liban, mbyllen farmacitë për shkak të mungesës së barnave

Shumica e farmacive në Liban kanë vendosur që duke filluar që sot në mëngjes të “mbyllen në mënyrë të detyruar”, pasi ilaçet kanë mbaruar plotësisht.

Në një deklaratë me shkrim nga Shoqata e Pronarëve të Farmacive, u bë e ditur se farmacitë kanë vendosur të mbyllen që nga ky mëngjes për shkak të mungesës së barnave.

“Pronarët e farmacive kanë bërë çmos për të furnizuar me ilaçe pacientët që nga fillimi i krizës, por shumica e farmacive kanë arritur fazën e ezaurimit. Në përgjigje të kësaj situate të trishtuar, ne vendosëm të mbyllemi derisa Ministria e Shëndetësisë të bëjë një marrëveshje me Unionin e Importuesve për të shpërndarë ilaçe në barnatore”- shkruhet në deklaratë.

Në Liban, që është në krizë ekonomike, farmacitë, të cilat nuk mund të merrnin sasi të mjaftueshme të ilaçeve nga kompanitë e shpërndarjes, pak kohë më parë hynë në grevë.

Sindikata e Importuesve dhe Depove Farmaceutike paralajmëroi më 4 korrik se rezervat e barnave mund të mbarojnë si pasojë e pezullimit të importeve për më shumë se një muaj për shkak të problemit të likuiditetit të këmbimit valutor.

Ekonomia e Libanit, e cila ka një strukturë shumë të brishtë për sa i përket ndarjeve politike të bazuara në fe dhe sekte të ndryshme, po përjeton krizën më të madhe që nga lufta civile e viteve 1975-1990.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *