Libani dhe Siria diskutojnë për përcaktimin e kufijve detarë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Libanit, Charbel Wehbe, ka bërë të ditur se presidenti libanez, Michel Aoun, ka telefonuar udhëheqësin e regjimit sirian, Bashar al-Assad, për të diskutuar përcaktimin e kufijve detarë midis Libanit dhe Sirisë).

Kjo lëvizje vjen pasi regjimi sirian i ofroi një kompanie ruse të naftës të drejtën për të kryer eksplorime të naftës në një zonë të diskutueshme detare në Mesdhe.

Duke folur për MTV-në libaneze, Wehbe tha se presidenti libanez në thirrjen telefonike konfirmoi se “Libani nuk do të pranojë të pakësoj sovranitetin e tij mbi ujërat e vendit”.

Ai konfirmoi se vendi i tij qëndron në përcaktimin e kufijve detarë përmes negociatave.

“Mënyra e fundit do të ishte përpjekja në gjykatat ndërkombëtare”, tha Wehbe, duke shtuar se Bejruti nuk do të sulmojë Damaskun për mosmarrëveshjen detare.

Përderisa shumica e kufijve tokësorë midis Sirisë dhe Libanit janë shënuar në vitin 1971, ato detarë akoma nuk janë kufizuar.

Libani kërkon t’i japë fund përcaktimit të kufijve detarë me Sirinë pas zbulimit të burimeve të naftës dhe gazit në Mesdhe, ku regjimi sirian i Assad-it në muajin mars ofroi një kontratë me një kompani ruse për të kryer eksplorimin e naftës në zonën e diskutuar të njohur si ‘Blloku nr. 1’.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *