Librazhdi përfshihet nga reshjet e shiut dhe era, bllokohet qarkullimi i automjeteve, dëmtohen shtyllat e tensionit

librazhdi perfshihet nga reshjet e shiut dhe era bllokohet qarkullimi i automjeteve demtohen shtyllat e tensionit

Një pjesë e madhe e qytetit së Librazhdit është përfshirë nga një stuhi e pazakontë pasditen e sotme.

Reshje të dendura shiu të shoqëruara me erëra të fuqishme kanë shkaktuar probleme të shumta. Raportohet se për shkak të mbizotërimit të motit të keq është bërë pothuajse i pamundur qarkullimi i automjeteve nëpër rrugë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë era e fortë ka sjellë jo pak pasoja duke dëmtuar pemë, shtyllat e energjisë elektrike, përcjellës të rrjetit elektrik si edhe duke zhvendosur çadra, tavolina e karrige të lokaleve.

Gjithashtu për shkak të reshjeve të dendura janë përmbytur disa rrugë. Sakaq, të gjitha ndërmarrjet e shërbimeve të bashkisë Librazhd dhe strukturat e emergjencave civile kanë kaluar në gatishmëri për të përballuar situatën e krijuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts