LIBRI I ARTË I SUPERIORES/ Egnatia shkruan historinë, rrogozhinasit fitojnë për herë të parë titullin kampion në elitën e futbollit shqiptar

libri i arte i superiores egnatia shkruan historine rrogozhinasit fitojne per here te pare titullin kampion ne eliten e futbollit shqiptar































Kategoria Superiore uli siparin e sezonit 2023/2024 mbrëmjen e sotme me finalen e “Final 4”, mes Partizanit dhe Egnatias, që u fitua nga rrogozhinasit me rezultatin 0-1, duke u kurorëzuar për herë të parë në histori si kampione e elitës së futbollit shqiptar.

bandicam 2024-05-26 19-36-56-863

Skuadra e trajnerit Idlir Tetova arriti t’i rrëmbente kështu “kurorën” të kuqve të Orges Shehit, që ishin edhe kampionët në fuqi të sezonit të shkuar.  

Vlen të theksohet fakti se Partizani humbi shansit e artë për të barazuar Dinamon për sa i përket titujve të fituar.  

Bardheblutë e Tiranës kanë rekordin absolut sa u përket titujve të fituar me 26 trofe. Ndërkohë që në vendin e dytë, ndodhet Dinamo me 18 tituj më pas vjen Partizani me 17. 

Dominimin e klubeve kryeqytetase ndër dekada janë munduar ta thyejnë Vllaznia, që ka fituar 9 tituj kampion, dhe Skënderbeu me 8 tituj. Nga dy herë janë shpallur kampion Teuta dhe Elbasani dhe nga një herë Kukësi dhe Flamurtari.   

Libri i Artë i Kategorisë Superiore 

1930 – Tirana 

1931 – Tirana 

1932 – Tirana 

1933 – Skënderbeu 

1934 – Tirana 

1935 – (nuk u zhvillua) 

1936 – Tirana 

1937 – Tirana 

1938 – (nuk u zhvillua) 

1939 – (nuk u njoh) 

1940 – (nuk u njoh) 

1941 – (nuk u zhvillua) 

1942 – (nuk u njoh) 

1943 – (nuk u zhvillua) 

1944 – (nuk u zhvillua) 

1945 – Vllaznia 

1946 – Vllaznia 

1947 – Partizani 

1948 – Partizani 

1949 – Partizani 

1950 – Dinamo 

1951 – Dinamo 

1952 – Dinamo 

1953 – Dinamo 

1954 – Partizani 

1955 – Dinamo 

1956 – Dinamo 

1957 – Partizani 

1958 – Partizani 

1959 – Partizani 

1960 – Dinamo 

1961 – Partizani 

1962-1963 – Partizani 

1963-1964 – Partizani 

1964-1965 – Tirana 

1965-1966 – Tirana 

1966-1967 – Dinamo 

1968 – Tirana 

1969-1970 – Tirana 

1970-1971 – Partizani 

1971-1972 – Vllaznia 

1972-1973 – Dinamo 

1973-1974 – Vllaznia 

1974-1975 – Dinamo 

1975-1976 – Dinamo 

1976-1977 – Dinamo 

1977-1978 – Vllaznia 

1978-1979 – Partizani 

1979-1980 – Dinamo 

1980-1981 – Partizani 

1981-1982 – Tirana 

1982-1983 – Vllaznia 

1983-1984 – Elbasani 

1984-1985 – Tirana 

1985-1986 – Dinamo 

1986-1987 – Partizani 

1987-1988 – Tirana 

1988-1989 – Tirana 

1989-1990 – Dinamo 

1990-1991 – Flamurtari 

1991-1992 – Vllaznia 

1992-1993 – Partizani 

1993-1994 – Teuta 

1994-1995 – Tirana 

1995-1996 – Tirana 

1996-1997 – Tirana 

1997-1998 – Vllaznia 

1998-1999 – Tirana 

1999-2000 – Tirana 

2000-2001 – Vllaznia 

2001-2002 – Dinamo 

2002-2003 – Tirana 

2003-2004 – Tirana 

2004-2005 – Tirana 

2005-2006 – Elbasani 

2006-2007 – Tirana 

2007-2008 – Dinamo 

2008-2009 – Tirana 

2009-2010 – Dinamo 

2010-2011 – Skënderbeu 

2011-2012 – Skënderbeu 

2012-2013 – Skënderbeu 

2013-2014 – Skënderbeu 

2014-2015 – Skënderbeu 

2015-2016 – Skënderbeu 

2016-2017 – Kukësi 

2017-2018 – Skënderbeu 

2018-2019 – Partizani 

2019-2020 – Tirana 

2020-2021 – Teuta 

2021-2022 – Tirana 

2022-2023 – Partizani

2023-2024 – EGNATIA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts