Liderët e BE diskutojnë luftën ndaj varfërisë

11:13 08/05/2021

Von der Leyen thirrje për aftësimin profesional të punëtorëve

Axhenda sociale e Bashkimit Europian po diskutohet në samitin dyditor të Portos me pjesëmarrjen e udhëheqësve të vendeve anëtare. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen iu tha kolegëve të saj europianë se nuk ka ekonomi të lulëzuar pa aftësimin e duhur profesional të njerëzve dhe “receta” sipas saj është arsimi i mirë.

Hapja e shkollave të mira është një detyrë e mrekullueshme për t’u përmbushur, tepër e vështirë dhe kurrë e përsosur,” tha presidentja e Komisionit, nënë e shtatë fëmijëve.

Von der Leyen gjithashtu u tha pjesëmarrësve të samitit se ekonomia europiane ka të nevojshme novacionin dhe përmirësimi dixhital, për të qenë një ekonomi konkurruese dhe e hapur ndaj tregtisë globale. Ajo bëri thirrje gjithashtu për fuqizimin e sindikatave.

Në këtë samit synohet miratimi i tre objektivave kryesore: normë punësimi në BE prej të paktën 78%, të paktën 60% e të rriturve të ndjekin çdo vit kurse trajnimi profesional dhe uljen e numrit të atyre që rrezikohen nga varfëria me rreth 15 milionë vetë, përfshirë 5 milionë fëmijë.

Temë e rëndësishme është edhe barazia gjinore, por dy vende konservatore si Polonia dhe Hungaria lobuan për heqjen e frazës nga projekt deklarata e përbashkët.

Partia nacionaliste qeverisëse e Polonisë ‘Ligji dhe Drejtësi’ (PiS) dhe aleati i saj euroskeptik, kryeministri hungarez Viktor Orban, duan të nxisin vlera shoqërore tradicionale ndaj dhe ka përplasje të vazhdueshme me kolegët e tyre më liberalë perëndimorë për të drejtat e grave, homoseksualëve dhe emigrantëve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *