Liderët e BE nuk përshëndesin Melonin

15:35 26/09/2022

Fitorja e saj entuziazmon vetëm nacionalistët europianë

I vetmi reagim zyrtar që vjen nga Brukseli për fitoren e Giorgia Melonit në Itali u bë nga zëdhënësi i Komisioni Europian, Eric Mamer, i cili u shpreh se puna me qeverinë e re do të vijojë duke respektuar rezultatet. Megjithatë munguan reagime nga liderët e unionit.  

Përgëzime për fitoren e nacionalisteve italianë kanë shprehur vetëm radikalët e  djathtë nëpër Europë.

Kryeministri polak Mateus Moraviecki është politikani me postin më të lartë në Europë, që përshëndeti Giorgia Melonin për fitoren. Balazh Orban, drejtori politik në kabinetin e kryeministrit hungarez shkroi në Twitter se Viktor Orban i ka dërguar një letër Melonit për ta uruar atë mbi rezultatin e zgjedhjeve dhe për t’i thënë se po pret me kënaqësi që të bashkëpunojë me të.

Për nacionalisten franceze Marine Le Pen, “populli italian zgjodhi të marrë në dorë fatin e tij duke zgjedhur një qeveri patriotike dhe sovraniste”. 

Por çfarë mendimi kanë votuesit italianë për Melonin?

“Nuk e pëlqej shumë atë, por kam simpati për koalicionin ku bën pjesë”, thotë një qytetar.

“Unë nuk e preferoj, por e duan italianët”, shprehet një tjetër.

“Nuk votova për të, por kjo është demokracia”, shton një tjetër.

Ndërsa SHBA-të kanë reaguar për fitoren e Melonit nëpërmjet Sekretarit Amerikan të Shtetit Entoni Blinken i cili me një status në rrjetin social Twitter është shprehur se mezi po pret të nis të punojë me qeverinë e re mbi një sërë çështjesh. 

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *