
22:51 25/03/2022
Udhëheqësit e BE-së kanë nxitur Rusinë që të respektojë detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar dhe të respektojnë një urdhër të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili i tha Rusisë të tërhiqej nga Ukraina.
“Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës shkel rëndë ligjin ndërkombëtar dhe po shkakton humbje masive jete dhe lëndime të civilëve”, thanë në një deklaratë të përbashkët liderët e 27 vendeve të BE-së.
“Rusia po drejton sulme kundër popullatës civile dhe po synon objektet civile, duke përfshirë spitalet, objektet mjekësore, shkollat dhe strehat. Këto krime lufte duhet të ndalen menjëherë”, thanë ata./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al