Liderët e G7 lëshojnë një deklaratë të përbashkët

20:22 24/03/2022

Liderët e G7 janë takuar në Bruksel për të diskutuar për luftën në Ukrainë. Së fundmi, ata kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, ku thuhet se nuk do të kursejnë asnjë përpjekje për të mbajtur përgjegjës për veprimet e tyre presidentin rus Vladimir Putin dhe mbështetësit e tij, përfshirë Presidentin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko.

Më poshtë po ju sjellim disa nga pikat kryesore të deklaratës:

-Udhëheqësit thonë se ata janë të bashkuar në vendosmërinë e tyre për të rivendosur paqen dhe stabilitetin dhe për të mbështetur ligjin ndërkombëtar.

-Ata dënojnë sulmet shkatërruese në Ukrainë.

-G7 u ka bërë thirrje forcave ruse që të ofrojnë menjëherë rrugë të sigurta për Ukrainën dhe që ndihma humanitare të dërgohet në Mariupol dhe qytete të tjera të rrethuara.

-Udhëheqësit kanë paralajmëruar Rusinë kundër çdo kërcënimi ose përdorimi të armëve kimike biologjike dhe bërthamore ose materialeve të ngjashme.

-G7 do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën të mbrohet kundër sulmeve kibernetike.

-Do të ndërmerren hapa të mëtejshëm për të zgjeruar mbështetjen për refugjatët.

-Po bëhen lëvizje për të reduktuar varësinë nga energjia ruse./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com