Liderët europianë vaksinohen me AstraZeneca

12:57 20/03/2021

Rifillon vaksinimi me AstraZeneca në Itali dhe Gjermani

Kryeministri britanik Boris Johnson mori të premten publikisht dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga AstraZeneca.

“Sapo mora dozën time të parë të vaksinës Oxford/AstraZeneca. Faleminderit të gjithë shkencëtarëve të jashtëzakonshëm, stafit të Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë dhe vullnetarëve që ndihmuan për të realizuar këtë,” shkroi ai në Twitter.

Ky veprim i kreut të qeverisë britanike erdhi pasi Agjencia Europiane e Barnave konfirmoi efektshmërinë dhe sigurinë e vaksinës dhe shihet nga shumë ekspertë si një lëvizje për të rikthyer besimin e qytetarëve tek vaksinat, i cenuar ditët e fundit.

Kryeministri francez Jean Castex mori të premten vaksinën e AstraZeneca ndërsa përdorimi i saj filloi në mbarë vendin, pas miratimit nga rregullatori i barnave.

Të tjerë udhëheqës që u vaksinuan me AstraZeneca-n ishin presidenti slloven, Borut Pahor dhe kryeministri Janez Jansa.

Gjithashtu kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se është e gatshme të vaksinohet me vaksinën e AstraZeneca-s, pavarësisht pezullimit të saj për disa ditë.

“Po, unë do të vaksinohem me vaksinën AstraZeneca-s. Do të pres të më vijë radha, por absolutisht që do ta bëj”, këmbënguli Merkel në një konferencë shtypi.

Instituti i Shëndetit Publik “Robert Koch” paralajmëroi se Gjermania duhet absolutisht të përshpejtojë fushatën e vaksinimit, pasi vendi po përballet me “një rritje të qartë eksponenciale” të infektimeve me COVID-19. Gjermania gjithashtu synon të përdorë edhe vaksinën ruse Sputnik, nëse ajo nuk miratohet nga rregullatori europian.

Italia dhe Franca gjithashtu rifilloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca të premten pasi rregullatorët e Bashkimit Europian dhe Britanisë thanë se përfitimet tejkalojnë çdo rrezik.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *