
16:16 02/06/2022
Danimarka do t’i bashkohet politikave të mbrojtjes së Bashkimit Europian
Një sërë liderësh europianë kanë mirëpritur vendimin e qytetarëve danezë për t’ iu bashkuar politikës së mbrojtjes të BE-së.
Në referendumin e ditës së mërkurë rreth 67% e votuesve e mbështetën si vendim pasi Danimarka ishte i vetmi vend anëtar i BE-së që nuk ishte pjesë e politikës së mbrojtjes dhe sigurisë së bllokut. Lufta në Ukrainë e ka shtyrë vendin anëtar të NATO-s të rimendojë politikat e saj të sigurisë.
Politika e Danimarkës në BE do të thotë se ajo nuk merr pjesë në politikën e jashtme të BE-së kur bëhet fjalë për mbrojtjen – dhe ndryshimi tani do të nënkuptojë që Kopenhaga mund të marrë pjesë në misione duke përfshirë në Bosnje-Hercegovinë dhe në brigjet e Somalisë.
Por me referendumin pritet të ndryshohet gjithçka. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ishte një lajm i shkëlqyer për Europën. Gjithashtu edhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, vlerësoi hapin historik të Danimarkës.
Edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se nga ky vendim do të përfitojë si Danimark, ashtu dhe Bashkimi Europian.
Klan News