Liderët mblidhen në samitin e BE-së për luftën në Izrael

lideret mblidhen ne samitin e be se per luften ne izrael

lideret mblidhen ne samitin e be se per luften ne izrael

09:46 26/10/2023

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mblidhen sot për të diskutuar konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, ndërsa synojnë gjithashtu të tregojnë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus. Samiti në Bruksel do të jetë takimi i 27 liderëve të BE-së që nga sulmi vdekjeprurës i 7 tetorit ndaj Izraelit nga grupi militant palestinez Hamas, i cili e shtyu ushtrinë izraelite të bombardonte dhe bllokonte Gazën e drejtuar nga Hamasi.

Udhëheqësit kanë luftuar që t’i përmbahen të njëjtit mesazh, me disa që theksojnë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe të tjerë duke theksuar shqetësimin për civilët palestinezë. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, kanë vizituar Lindjen e Mesme për të shprehur solidaritetin me Izraelin dhe për të forcuar përpjekjet diplomatike për të parandaluar që konflikti të shndërrohet në një luftë rajonale.

Ndërsa ndikimi i BE-së në konflikt është modest, zyrtarët kanë frikë se një përshkallëzim mund të ketë pasoja të rënda për Evropën, duke përfshirë një rritje të tensioneve midis komuniteteve, sulme të mundshme militante islamike dhe një fluks të madh refugjatësh. Ndërkaq presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy do t’i drejtohet samitit virtualisht duke theksuar se mbështetja për Kievin do të ketë vendin e parë në samit. 

Klan News




lideret mblidhen ne samitin e be se per luften ne izrael

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts