Lideri holandez i së djathtës ekstreme sulmohet në Belgjikë, Baudet: Akti tregon qartë se…

lideri holandez i se djathtes ekstreme sulmohet ne belgjike baudet akti tregon qarte se

Lideri i partisë së djathtë ekstreme në Holandë është sulmuar nga një person teksa po hynte në objektin e universitetit të Ghentit në Belgjikë. Thierry Baudet lider i partisë Forumi për Demokraci do të ligjëronte në universitetin belg të enjten. Ai është goditur me çadër.

Sulmuesi po e priste para objektit dhe e ka goditur vetëm një herë, para se të kapej nga pjesëtarët e sigurimit. Sipas mediave belge, i dyshuari është 33-vjeçar me prejardhje nga Ukraina.

Lideri i së djathtës ekstreme pas goditjes ka mbajtur ligjëratën në universitetin belg, ku ka thënë se sulmi ishte i frikshëm, por se ishte me fat pasi ka mundur ta pësojë më keq.

Ai ka thënë se sulmi tregon se demonizimi i ideve ka arritur në nivele alarmante.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts